Koha për ndryshime/ Bartomeu thërret mbledhjen e jashtëzakonshme, vendoset fati i Setien dhe Abidal

Turpërimi mbrëmjen e djeshme nuk mund të kalohet lehtë, aq më tepër për një klub si Barcelona. Bartomeu deklaroi në intervistën pas ndeshjes se ndryshime të mëdha duhet të ndodhin dhe duket se momenti për ta bërë këtë do të jetë të hënën. Presidenti i katalanasve ka thirrur mbledhjen e jashtëzakonshme për ditën e parë të javvës së ardhshme, ku do të vendoset shumë brenda Barcelonës.

Kike Setien mund të konsiderohet që tani i larguar, ndërsa në diskutim është edhe Erik Abidal, që mban postin e drejtorti sportiv. Fatet e tyre do të vendosen në mbledhjen e ardhshme, ku gjithashtu do të përcaktohet edhe data për zgjedhjet presidenciale. Duke parë ngjarjet e fundit në kampin blaugrana, Bartomeu vështorë se mund të qendrojë sërish në krye pas këtyre zgjedhjeve./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *