Koha e ndarjes nga Partizani e prek Asanin: Po i mungon treshja “BAM”, nuk i harroj këta tifozë

Jasir Asani do të luajë ndeshjen e fundit me Partizanin, për t’u larguar në aventurën e re te AIK. Ende pa ikur prej këtej, por pak dëshpërim ka në sytë e futbollistit, që ishte ambientuar më së miri te klubi dhe me jetën në Tiranë.

Tashmë duhet të provojë një eksperiencë krejtësisht të re, në një vend ku pak e njohin për aftësitë që ka realisht, për ta nisur gjithçka nga e para. Megjithatë edhe shumë shpresë ka për këtë eskperiencë, pasi kërkohet dhe shihet që AIK të jetë një trampolinë e madhe për të luajtur në të ardhmen në elitën e futbollit Europian, por edhe për të veshur fanellën e Kombëtares. Në një intervistë për “RTSH Sport”, Asani shprehet se treshja “BAM” i mungon këtij Partizani, ndërsa ishte vendimtare kur i dha titullin në Superiore.

“Në fillim erdha te Partizani për të dalë kampion dhe ia dolëm në këtë objektiv. Të gjithë lojtarët kanë dëshirë të luajnë në Europë dhe mua më erdhi mundësia. Goli i Esat Malës në derbi do ta mbaj mend gjatë, pikërisht atë ndeshje. Do të mungojnë të gjithë nga Partizani, por edhe tifozeria e kuqe që nuk do t’i harroj. Do të jem gati gjithmonë për Partizanin kur të ketë nevojë, por isha koha për ndarjes.

Më ka pëlqyer Shqipëria dhe Tirana. Kështu e ka jeta, ka edhe ndarje. Me të gjithë kam qenë shumë mik sidomos me Esat Malën dhe Bardhin. Padyshim që mungon kjo treshja “BAM” dhe Partizani ka nevojë për të aktualisht. Unë e kam thënë dhe më herët do të pres deri në fund të karrierës ftesën e Shqipërisë, të gjithë e duam fanellën kuqezi. Tani dua të fitoj ndeshjen e radhës dhe të largohem i lumtur te AIK”, tha Jasir Asani. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online