Shkëndija e Tetovës duket se ka një dashuri të vjetër që nuk harrohet lehtë për Shpëtim Duron. Ekipi shqiptar i Maqedonisë së Veriut kërkon pikërisht këtë trajner për t’u rikthyer në titullin kampion.
Por për momentin nuk ka ende negociatata konkrete mes palëve, teksa Duro është në prag të ndeshjeve të Europës me Laçin. Problemi më i madh i Shkëndijës do të jetë pikërisht angazhimi i trajneri me kurbinasit, por nuk përjashtohet që në ditët në vijim të kemi zhvillime të reja. /Sport Ekspres/