Klubi i Kosovës përgjysmon pagat, thirrja dëshpëruese e futbollistit: “Qysh me zvogëlu rrogën kur s’kom marr qe 3 muaj?”

Pandemia e koronavirusit nuk preku vetëm futbollin por gjithë ekonominë globale. Nuk kishte si ndodhte ndryshe kur përhapja e virusit pezulloi gjithçka nga gjithçka. Kështu, loja më popullore e planetit u desh që të karantinonte edhe portofolin. Shumë klube shfaqën shqetësimet e para në buxhet ndërsa të tjera pa menduar dy herë ulën pagat e futbollistëve dhe stafit teknik. Kjo ka ndodhur edhe së fundmi me klubin e Ferizaj në Kosovë.

Drejtuesit kanë vendosur përgjysmimin e pagës si rrugë dalje nga gjendja e vështirë ekonomike. Një vendim që nuk është pritur aspak mirë nga futbollistët e ekipit. Viktor Kuka ka qenë një nga lojtarët që dëshpërimisht ka ngriur një pikëpyetje të madhe. “Qysh me zvogëlu rrogën kur s’kam marr qe 3 muaj?”– ka shkruar Kuka në rrjete sociale. Një situatë mjaft e rënduar ekonomike nga e cila futbollistët e Ferizaj dhe stafi teknik prisnin përmirësime po ja që Koronavirus zhyti edhe më keq ekonominë e klubit./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *