Klubet shqiptare me historik të hidhur në gjyqet e FIFA-s, Laçi kthehet në rast suksesi me Adeniyi

Klubet shqiptare kanë një historik të hidhur në lidhje me FIFA-n. Të shumtë janë gjyqet që i kanë shoqëruar skuadrat e kampionatit tonë përgjatë viteve, madje edhe duke përfunduar me kosto të lartë financiare për arkat e tyre apo deri në verdikte si bllokime të merkatos. Por më në fund një rast suksesi në këtë aspekt vjen nga Laçi.

Ekipi kurbinas ka ngritur padi në FIFA karshi klubit Gabala në lidhje me transferimin e lojtarit Segun James Adeniyi. Qeveria botërore e futbollit ka thënë së fundmi fjalën e saj, duke i dhënë të drejtë bardhezinjve të Superiores. Gabala duhet të shlyejë detyrimet financiare brenda 45 ditëve në llogarinë bankare të Laçit, në të kundërt e pret një dënim me bllokimin e merkatos për 3 dritare transferimesh radhazi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Përmbajtja e vendimit:

Vendimin i Nënkomisionit të Dhomës së Zgjidhjes së Konflikteve të FIFA-s për çështjen Ref. Nr. TMS 6438, që i përket KF Laçi kundër FK Gabala në lidhje me transferimin e lojtarit Segun James Adeniyi.

Nëpërmjet këtij vendimi është vendosur:

Pranimin e padisë së Paditësit KF Laçi.

Detyrimin e të Paditurit FK Gabala, t’i paguajë Paditësit:
– 2,005 Euro kontribute solidariteti plus 5% interesa në vit deri në datën e kryerjes së pagesës si më poshtë:
– për shumën 1,002.5 Euro që nga 31 gusht 2018;
– për shumën 501.25 Euro që nga 3 mars 2019;
– për shumën 501.25 Euro që nga 31 gusht 2019.

Paditësi duhet t’i njoftojë menjëherë të Paditurit numrin e llogarisë bankare, në të cilën i Padituri duhet të kryejë pagesën.
I Padituri duhet të vërtetojë kryerjen e pagesës në postën elektronike në adresën psdfifa@fifa.org.

Në rast se shuma objekt detyrimi, (përfshirë të gjithë interesin e zbatueshëm) nuk paguhet nga i Padituri brenda 45 ditëve, nga njoftimi i numrit të llogarisë bankare nga ana e Paditësit, do të lindin pasojat e mëposhtme:

Të Paditurit do t’i ndalohet regjistrimi i lojtarëve të rinj si në nivel kombëtar ashtu dhe në nivel ndërkombëtar për 3 sezone transferimi të njëpasnjëshme.

Ndalimi do të hiqet menjëherë, pas konfirmimit që shuma e duhur (përfshirë të gjithë interesin e zbatueshëm) është marrë nga Paditësi.
Në rast të mos pagimit në kohë, çështja do t’i përcillet Komisionit të Disiplinës në FIFA për vendimmarrje.
Palët nuk kanë kosto procedurale.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *