Klose “spiunon“ Lacion në Gjermani, trajneri i Bajernit: E jetoi vetë epokën e Inzagit, na ndihmon ndaj ish-skuadrës

Lacio do të përballet mbrëmjen e nesërme kundër Bajernit të Mynihut në fazën e 1/8-ve në Ligën e Kampionëve. Trajneri i kampionëve në fuqi të këtij kompeticioni kërkon të lërë pas zhgënjimin e fundit me Frankfurtin, ndërsa në konferencën për shtyp në vigjilje të sfidës me bardhekaltrit tregon “sekretin” që ka gjetur për t’i mposhtur. Miroslav Klose ka “spiunuar” Lacion te bavarezët, teksa në karrierën e tij ka qenë pjesë e skuadrës italiane, ku ka prekur edhe epokën e Simone Inzagit.

“Lacio luajti shumë mirë kundër Borusias së Dortmundit. Klose na ndihmon dhe jo vetëm këtë herë kundër ish-skuadrës së tij. Gjithmonë jep një kontribut të madh. Ai jetoi në epokën e Inzagit për katër muaj në vitin e tij të fundit te bardhekaltrit, gjithashtu luajti me disa lojtarë. Trajnimi i tij kërkon kohë. Ne ia japim atë qetësisht”, ka deklaruar ndër të tjera Hansi Flik./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *