Përpara ndeshjeve të tetorit ekziston optimizmi i madh te futbollistët e Shqipërisë për të marrë vendin e dytë në grup. Kuqezinjtë ndodhen aktualisht në atë pozitë, por do të përballen me dy rivalët direkt si Polonia dhe Hungaria.
I pyetur nga ana e “Bild” për shanset që mund të ketë Shqipëria për Botëror, Gjasula është shprehur i bindur për suksesin: “Polonia dhe Hungaria janë dy rivalë të vështirë dhe të lodhshëm. Jam I bindur se ne kemi për t’ia dalë”, u shpreh Gjasula. /Sport Ekspres/