“Kjo Shqipëri e Silvinjos fiton 3-0 edhe kundër Serbisë”! Gazetari në Kosovë: E them me bindje se i pashë, tani fitojmë lehtë kundër tyre si me Çekinë

Mario Mitaj është një prej zbulimeve më të mëdha të Silvinjos. Ky futbollist është duke luajtur në nivel fantastik te Shqipëria. Për këtë lojtar ka folur edhe gazetari shqiptar i njohur në Kosovë, Besmir Topalli, në emisionin “Koha Shtesë” të “Sport Ekspres”. Vlerësimet nuk munguan për këtë lojtar, i cili është krahasuar edhe me Marcelon që dikur ishte pjesë e Real Madrid. (Videon e plotë e gjeni më poshtë)

“Mario Mitaj, nuk e di pse po flitet kaq pak për një lojtar kaq shumë të mirë. Më duket sikur është 32-vjeç, nuk ka lidhje fare me moshën 20-vjeçare. Do ta besoja vetëm nëse do të kishte 20 vite vetëm futboll, jo vite jete. Por Mitaj ka vetëm 2-3 vite të futbollit të nivelit të lartë profesionist. Mënyra sesi futet me topin në ato hapësirat e ngushta, fantastik. Më ngjason shumë me stilin e lojës që ka pasur Marcelo te Real Madrid.

Shqipëri-Serbi në Europian? E pashë ndeshjen e fundit të Serbisë, e pashë për shkakun e disa shqiptarëve që luajnë në Malin e Zi. E them me bindje se kjo Shqipëri e mund Serbinë, madje mendoj se e mund lehtë, ndoshta me të njëjtin rezultat siç mundi edhe Çekinë”, tha gazetari. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *