“Kjo ndeshje nuk do përsëritet më”, Magani nuk gjen justifikime: Kukësi e meritoi fitoren, ishte më lart se ne

Kanë përfunduar dy sfidat e fundit të javës së 10 në “Abissnet Superiore”. Kukësi është hkamarrë ndaj Egnatias për eliminimin nga Kupa e Shqipërisë. Verilindorët kanë mposhtur ekipin e Maganit me rezultatin 2-0. Basha zhbllokoi shifrat në minutën e 53-të, ndërsa më pas ishte Milunoviç ai që shënoi vulosi fitoren në minutat e fundit të kohës së rregullt. Skuadra e Longos merr kështu tre pikë mjaft të rëndësishme, duke shkuar vetëm 1 pikë larg Tiranës kryesuese.

Ndërkohë në krahun tjetër edhe Dinamo ka marrë tre pikët. Nëndetësja kryeqytetase ka mposhtur Kastriotin me rezultatin minimal 1-0. Ndeshja u vendos nga një supergol i Ibrahimit, i cili tregon klasin e tij nga goditja e dënimit. Shkëmbi mund të marrë frymë i qetë pas fitores së sotme, teksa në rast të një rezultati negativ situata e Dinamos mund të ndërlikohej. Më poshtë gjenden edhe intervistat e trajnerëve për “Supersport“.

Magani (Egnatia): “Ishim të kushtëzuar nga mungesat në mesfushë dhe në sulm. Megjithatë nuk dua ta justifikoj. Kukësi e meritoi fitoren sot se ishte më lart se sa ne. Edhe fitoret, edhe barazimet, edhe humbjet janë pjesë e lojës. Gjatë ndeshjeve të tjera kemi shënuar të parët. Edhe presioni bën punën e vetë. Kemi punuar shumë ti motivojmë lojtarët. Kjo ndeshje nuk do përsëritet më. Kur pësuam golin skuadra u shthur dhe mund të shënonin edhe gol tjetër.”.

Longo (Kukësi): “Sot ishim gati. Që nga fillimi isha i sigurt që do fitonim ndeshjen. Është hera e parë që më ndodh në Shqipëri. Ishte ndoshta ndeshja më e mirë. Nuk dua të gjykoj arbitrat. Megjithatë nuk e kuptoj pse dy sekonda para se Basha të shtynte topin në rrjetë ai ndaloi lojën. Mund ta linte askionin të vazhdonte. Më pas le të vendoste VAR-i. Këtë nuk e kuptoj. Fituam 2-0 në Kupë, fituam 2-0 sot.“./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *