“Kjo është tallje”! Ditën kur Pele po prehej në Brazil, Neymar nuk shkoi në funeral dhe ia mori këngës në karaoke (VIDEO)

Legjenda Pele do të ndërronte jetë në fundin e vitit që lamë pas. Në mesin e lojtarëve të njohur që nuk mund të ishte dot në varrim mund të përmendet edhe Neymar. PSG nuk e ka lejuar futbollistin që të udhëtoj në vendlindje.

Kur në Brazil ishte një dite zie kombëtare dhe po prehej trupi i Pele, në të njëjtën kohë Neymar zgjodhi që të shkonte në karaoke. Këngëtarja Ana Aoas e ka tradhtuar Neymar, duke publikuar një video në rrjetet sociale, teksa shihet duke kënduar së bashku me yllin e PSG. Një veprim i tillë ka sjellë reagime të ashpra nga Brazili, ku po e kryqëzojnë Neymar.

“Të mos shkosh në funeral, por të jesh në një festë është mungesë respekt, tallje e madhe, nuk ka fare justifikim”, tha Neto, ish lojtari i Brazilit që ka luajtur gjatë viteve 1988-1993. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ana Aoas (@ana.aoas)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *