Kjo është pija e preferuar që po e bën Haland të shënojë gola, në Norvegji e konsumojnë në sasi të mëdha

Erling Haland është duke kaluar një formë të jashtëzakonshme te Manchester City. Shumë kanë pyetur veten se ku qëndron sekreti i magjisë dhe produktivitetit të norvegjezit, i cili shënoi 45 gola për Manchester City në të gjitha garat këtë sezon.

“Unë dhe pija ime magjike”, ka shkruar Erling Haaland, së bashku me një set fotografish me shishe qumështi. Tani publiku më në fund ka mësuar se e gjithë magjia fshihet në qumështin e zakonshëm të lopës, të cilin norvegjezët e pinë në sasi të mëdha çdo ditë.

Erling Haaland është shumë i kujdesshëm kur bëhet fjalë për ushqimin dhe gjithashtu zbuloi se i pëlqen të hajë të brendshmet, veçanërisht zemrën dhe mëlçinë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *