Çfarë ndodh kur nuk fiton prej 7 ndeshjesh në një fushë si San Sebastiani? E qartë, të dridhen pak këmbët, sidomos kur pëson dy gola në 34 minutat e para të ndeshjes? Një ekip normal do të dorëzohej, fundja 3 pikë janë, rikuperohen, nëse je në krye i shkëputur.
We are still ? of @LaLiga
?? pic.twitter.com/jbsPOAGzTy— FC Barcelona (@FCBarcelona) January 14, 2018
Nuk dorëzohet Barcelona aktuale, një makinë e vërtetë, një skuadër ëndrrash ende pa fituar asgjë me trajnerin e ri Ernesto Valverde, i cili ka transformuar edhe lojtarë që dukeshin të mbaruar apo nuk luanin kurrë.
Fitore 4-2 në San Sebastian ndaj Sociedadit, përmbysjen e nisi Paulinjo, më i kritikuari nga tifozët kur shkoi te Barcelona verën e shkuar.
Asist nga Suarez, ai që shënoi dy golat e përmbysjes në minutat 50 e 71, ndërsa Mesi në fund vendosi qershinë mbi tortë.
Zonja dhe zotërinj, La Liga ka pronar, tani të shohim në Champions.