Dwamena është padyshim sulmuesi më i mirë i momentit në Superiore. Pas largimit të Skukës dhe Xhixhës, lojtari i Egnatias ka bërë dukshëm diferencën nga të tjerët. Një gjahtari goli në zonë që ka arritur të shënojë 6 gola pas ardhjes në merkaton e dimrit. Historia e Dwamenas është jo pak e veçantë. Sulmuesi kishte një problem me zemrën dhe mjekët e kanë këshilluar që të mos kthehet në nivelet e futbollit profesionist që në 2019.
Por Dwamena ishte i bindur se do të kishte një “jetë të dytë”. Mund ta themi kështu pasi e para “u mbyll” në verën e 2017 teksa thuajse u zyrtarizua te Brighton në Premier League, por ishin testet mjekësore që ndryshuan gjithë rrjedhën e ngjarjes. Tani Dwamena është kthyer për të vazhduar ëndrrën e tij dhe nëse vazhdon me këto hapa, nuk do të jetë e largët dita kur të ndjek rrugën e Xhixhës dhe Skukës. /Sport Ekspres/