Një vendim i papritur ka ardhur ditën e sotme në kampin bardheblu. Trajneri Emanuel Egbo është shkarkuar nga detyra pas eliminimit në Kupën e Shqipërisë. Tirana zyrtarizoi vendimin pak orë pas ndeshjes, ndërsa vetë tekniku nigerian ka dhënë prononcimin e tij të parë pas këtij lajmi.
Për “Top Channel“, Egbo plas ”bombën” dhe shprehet se klubi prej kohësh dëshironte largimin e tij, madhe po prisnin humben e tij në mënyrë që ta largonin.
“Kishte kohë që prisnin të më hiqnin, por nuk jam i mërzitur aspak që ka shumë koha që kanë pritur të humb në ndeshje dhe të largohet trajneri”, ka thënë Emanuel Egbo./Halit Delibashi-Sport Ekspres/