Jude Bellingham është sërish heroi i Real Madridit. Anglezi mposhti Barcelonën në El Clasico me shifrat 2-1 dhe tregoi se aktualisht është një nga futbollistët më të mirë në botë. Në ndeshje ai ka pasur përplasje të shpeshta me rivalin e tij të madh Gavi dhe është regjistruar biseda e tyre interesante.
Në një moment, Bellingham ka shkuar për t’i thënë disa fjalë Gavit. “Dëgjo fëmijë, mos më godit më. Më godite katër herë radhazi”, i tha Bellingham. Më pas Gavi u zhvendos shumë më larg lojtarit të Realit dhe pasuan dy golat e futbollistit madrilen. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/