Në Poloni kanë nisur të komentojnë shortin e kualifikueseve Katar 2022 dhe duken të kënaqur me kundërshtarët që kanë “peshkuar” në grupin e tyre, në të cilin bën pjesë edhe Shqipëria. Në një intervistë për “SportoweFakty”, ish-trajneri i polakëve, Boguslaw Kaczmarek, ka dhënë mendimin e tij për grupin I.
Kaczmarek shprehet se i druhej faktit se goglat mund të zgjidhnin një prej Armenisë, Azerbajxhanit ose Kazakistanit për shkak se klima, zona kohore janë të ndryshme si dhe fushat nuk janë në gjendjen e duhur. Ndërkohë në mendje i vjen edhe Shqipëria, të cilën e kujton me një ndeshje ku u lodhën shumë për ta fituar minimalisht 1-0.
“Së pari, kisha frikë se do të na binte dikush nga përtej Kaukazit, si Armenia, Azerbajxhani ose Kazakistani, nga ekipet më të dobëta. Më kujtohen ndeshjet tona, ekipi i Leo Beenhakker në të cilin kam punuar me Dziekanowski dhe Nawa?ka, ndërsa po humbnim pikë me Armeninë, ku Belgjika, Serbia dhe Portugalia gjithashtu humbën pikë.
Ndeshjet atje janë shumë të vështira. Zona kohore është e ndryshme, fushat nuk janë më të mirat dhe klima është e ndryshme. Shorti është miqësor dhe unë mbështes plotësisht Presidentin Bonek që mos kualifikimi në play-off do të jetë dështim i këtyre eliminimeve.
Mund të na surprizojë dikush? Ekipet nga dy shportat e fundit si Andorra dhe San Marino sigurisht që jo. Unë e kujtoj Shqipërinë me një lojë në të cilën ne u lodhëm dhe fituam 1-0”, ka deklaruar Boguslaw Kaczmarek./Halit Delibashi-Sport Ekspres/