Në Wuhan ka shpërthyer Koronavirusi që tashmë po mban izoluar gjithë botën dhe shtetet më të fuqishme, duke detyruar edhe marrjen e masave drastike. Menjëherë do të mbyllej futbolli në Kinë, ndërsa gjendja alarmante vazhdoi për shumë javë.
Klubi i Wuhan Zall nuk i mbeti gjë tjetër veçse të largohet drejt Spanjës, për të evituar infektimin dhe të ishin të sigurtë. Por teksa jemi në 12 mars, ka ndodhur krejtësisht e kundërta. E njëjta skuadër do të largohet për në atdhe, pasi ndihet më e kërcënuar në Spanjë.
Situata në Kinë po shkon qartësisht drejt normalitetit, ndërsa ka pakësim të madh të rasteve. Sa i përket futbollit, stërvitja e skuadrave mund të nisin që nga fundi i këtij muaji. Trajneri Jose Gonzalez që e drejton klubin e Ëuhan është shprehur: “Problemi tani është këtu në Spanjë, sepse në Kinë është eliminuar praktikisht Koronavirusi”. Të shtunën e ardhshme skuadra kineze do të kthehet në atdhe, duke lënë mbrapa një situatë të rënduar në Europë. /Sport Ekspres/