Kina anulon transmetimin e Arsenal-Manchester City, shkaktar bëhet Ozili

Ndeshja e djeshme midis Arsenalit dhe Manchester Cityt nuk është transmetuar në Kinë. KËta të fundit kanë anuluar transmetimin për shkak të mesfushorit të topçinjve, Mesut Ozil. Futbollisti gjerman me prejardhje turke ka shfaqur kritika në drejtim të Pekinit, pasi sipas tij kinezët po shtypnin padrejtësisht popullsinë e myslimanëve ujgurë në Xinjiangut.

Ndërkohë Kina i ka mohuar vazhdimisht këto akuza, madje zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme e ka ftuar Ozilin të shkelë vetë në Xinjiang dhe të shohë nga afër trajtimin e ujgurëve në këtë rajon./Sport Ekspres/