Mbrojtësi i Juventusit, Xhorxhio Kielini ka dhënë një intervistë të gjatë për “JTV” ku ka prekur argumente nga më të ndryshmet. Sigurisht që një vend të rëndësishëm ka zënë dhe takimi i kthimit në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve kundër Realit të Madridit.
Suksesi ndaj Beneventos – “Kundër Beneventos ishte një ndeshje shumë e ndërlikuar, sepse u luajt në mes të dy takimeve në Champions kundër Realit. Në Benevento u ndërlikua gjithçka më shumë edhe nga i nxehti, pa harruar se Benevento luajti mjaft mirë dhe na vuri në vështirësi. Për ne ka qenë një fitore e rëndësishme, sepse kampionati i vjen fundit dhe nuk ka më kohë për të rikuperuar nëse gabon.”
Reali në Champions – “Për një pjesë të madhe të kohës në ndeshjen e parë meritonim më shumë, pse jo barazimin. Por jemi gjendur 0-2 dhe me një lojtar më pak në fushë. Por nuk duhet të qajmë takimin e parë, nuk kemi asgjë në dorë për ta ndryshuar. Tani duhet të shkojmë në Madrid me dëshirën e madhe për të bërë një ndeshje të bukur.”
Përmbysja – “Në futboll dhe në jetë nuk mund ta dish asnjëherë të ardhmen. Sido që të shkojnë punët në Madrid, ne duhet të bëjmë një ndeshje të madhe dhe të japim një sinjal për sezonin tjetër. Do të jenë 90 minuta të gjata dhe do të duhet nga pak çmenduri prej secilit nga ne për të bërë të pamundurën të mundur.”