“Titull apo Champions? Vitin tjetër do të synojmë të fitojmë gjithçka, si gjithmonë”. Xhorxho Kielini, që ka qenë i ftuar, bashkë me Leonardo Bonuçin, në bokset e Ferrarit për Çmimin e Madh të Kanadasë, ku fitoi Fetel. Ai flet për objektivat e sezonit tjetër: “Tani po pushojmë, më pas do të jetë një tjetër vit i madh si të fundit, jam i sigurt”.
Bonuçi dhe Kielini me fëmijët duke bërë tifo për Ferrarin., sigurisht, por mbrojtësi i Juves ka folur edhe për të ardhmen dhe faktin që edhe një tjetër senator, si Bufon, largohet. Me lamtumirën e Bufonit, kapiteni i ardhshëm i Juventusit do të jetë Kielini. “Jam gjithmonë e më shumë i vjetër, mbeta vetëm unë. Do të më mungojnë, është normale dhe shpresojmë që të lëmë diçka të mirë te shokët e ekipit që do të vazhdojnë në të ardhmen, kur nuk do të jemi më ne”.