Kevin Haveri! Emri që futi Reja në listën e Shqipërisë do i habiste të gjithë, Torino po nxiton për ta marrë në Serinë A

Kevin Haveri ishte risia e futur nga trajneri Reja në listën e Shqipërisë për ndeshjet e fundit që u zhvilluan në Ligën e Kombeve. Ky lojtar është pjesë e Riminit dhe ndodhej në listën e pritjes. Megjithatë për Haverin duket se ka mbërritur momenti kulminant në karrierën e tij.

Mediat italiane shkruajnë se Juric, njeriu që formoi Kumbullën dhe Rrahmanin për nivelet e larta, po e kërkon me ngulm mbrojtësin 20-vjeçar. Madje trajneri i Torinos po nxiton që ta shoh më nga afër në stërvitjet përgatitore për sezonin e ardhshëm.

Ndërkohë Rimini është duke pritur për oferta të tjera dhe që në fund të bëjë vlerësimin mbi paratë e fituara më tepër. Sipas mediave italiane, nuk përjashtohet mundësia që pas ardhjes te Torino të ketë një huazim në Serinë B për Haverin, por gjithsesi do të kishte shansin për të bindur Juric në stërvitje me ekipin e parë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *