Behiratçe ishte një pikë kyçe e Tiranës sezonin që shkoi, kur bardheblutë u shpallën kampionë të “Abissnet Superiores”. Mbrojtësi nga Bregu i Fildishtë ka dhënë një intervistë në “Skype” për emisioin “Ora Sport” në “Ora TV”, në të cilën tregon se si ndihet në kryeqytetin shqiptar. Behiratçes i ka lënë mbresa tifozeria bardheblu, ndërsa ajo çfarë i pëlqn më tepër në Shqipëri është fakti se sipas tij shqiptar bëjnë gjithçka me zemër.
“Ndihem mirë, pasi ishte një fitore e rëndësishme. Jemi gati për ndeshjen tjetër me Partizanin. A do e fitojmë sërish titullin kampion? Për momentin nuk e di. Për momentin thjesht po luamë për të fituar, por do të shikojmë më pas. Në mbrotje luajmë me 4, e vendos trajneri nëse do të ndryshojë skemën.
Ndihem mirë në Shqipëri. Më pëlqejnë gjithashtu edhe tifozët. Është tifozeri e nxehtë, më pëlqen shumë. Në këtë qytet më pëlqen zemra e njerëzve, sepse çdo gjë që bëjnë e bëjnë me zemër. Nuk kam luajtur ndonjëherë për Kombëtaren, por do të më pëlqente të luaja një ditë. Lojtari im i preferuar është Tiago Silva”, ka thënë Behiratçe./Halit Delibashi-Sport Ekspres/