“Këtë mendim kisha edhe kur isha te Shqipëria”! Vojvoda imiton Lorik Canën: Një kosovar nuk e mendon dy herë zgjedhjen, vjen për shtetin e tij

Mbrojtësi i përfaqësueses së Kosovës, Mërgim Vojvoda, në një intervistë për festat e fundvitit, ka folur në emër të shumë lojtarëve të cilët akoma nuk e kanë zgjedhur Kosovën. 26 vjeçari që luan për Torinon deklaroi se nëse je kosovar, nuk duhet të mendohesh dy herë për të zgjedhur Kosovën. Vojvoda duket se ka përsëritur legjendën e Shqipërisë, Lorik Cana, i cili më parë deklaroi se kombësia dhe gjaku nuk shitet.

“Ata besoj se i kanë shikuar disa ndeshje të Kosovës kur nuk kishte Covid-19 dhe kanë parë atmosferën që bëhet. Unë besoj se një kosovar që e do shtetin e vet, nuk mendon dy herë. Ai vjen menjëherë për me luftu dhe me mbrojt vendin e vet. Ai ka qenë mendimi im kur kam zgjedhur Kosovën edhe pse isha te Shqipëria. Shpresoj se të gjithë e kanë atë mendim të shpejtë, sepse nuk ka zgjedhje te Kosova”, ka thënë Vojvoda. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *