Këtë javë kryen vizitat mjekësore, Kobina largohet nga Kategoria Superiore

E ardhmja e Uiful Kobina pritet të jetë larg Shqipërisë. Lojtari i Tiranës së bashku me klubin mësohet të kenë rënë dakort për të hedhur firmën në transferimin e ganezit, i cili kohët e fundit ka turbulluar ujërat në Shipëri për shkëk të dhënies së nënshtetësisë në një kohë kur ishte nën akuzë nga gjykata për falsifikim dokumentesh. Mesfushori bardheblu u dënua me 4 muaj burg, të cilat u reduktuan më pas në orë shërbimi komunitar.

Megjithatë, media ganeze “Ghanasoccernet” zbulon se Kobina do i thotë lamtumirë Shqipërisë dhe Kategorisë Superiore këtë javë. Media në fjalë raporton se lojtari afrikan do të largohet drejt klubit të ri, emri i të cilit ende nuk bëhet i ditur, për të kryer vizitat mjekësore dhe për të hedhur më pas firmën në kontratë brenda kësaj jave.

Oferta ka mbërritur në tryezën e Tiranës që dy muaj më parë, por duket se tani ka ardhur drita jeshile nga bardheblutë. Kobina ka qenë një pjesë e rëndësishme e kampionëve në fuqi të Superiores, teksa e ndihmoi ekipin me paraqitjet e tij në ngritjen e titullit dhe mbërritjen në finalen e Kupës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *