Këtë herë nuk ka më fshehtësi, Armando Broja luan sonte në ndeshjen miqësore të Chelsea-t

Armando Broja po impresionon trajnerin Tuchel në stërvitje, ndërsa tanimë duhet të tregojë vlerat e tij para tifozëve. Sulmuesi shqiptar arriti të shënonte dhe jepte asist në 45 minutat e aktivizuara me Peterbourgh. Por ajo përballje u realizua me dyer të mbyllura dhe nuk është ndjekur nga tifozët e Chelsea-t, për më tepër nuk janë publikuar as golat e realizuara.

E njëjta gjë vlen edhe për golin tjetër që shënoi Armando Broja teksa skuadra e Tuchel zhvilloi një ndeshje brenda ekipit me lojtarët që u ndanë në dy grupe. Por edhe në këtë rast nuk është publikuar mënyra sesi Broja ka realizuar. Në mbrëmjen e sotme do të kemi mundësinë që të shohim për herë të parë sulmuesin shqiptar me fanellën e ekipit të parë të Chelsea-t. Këta të fundit do të luajnë kundër Bournemouth në orën 20:45, atje ku priten minuta për Brojën. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *