Këtë herë i hedh sytë nga Turqia, dy ish-futbollistë të Superiores nën lupën e Igli Tares

Futbolli mund jetë pushim, por Igli Tare jo. Ky i fundit po përgatit terrenin për merkaton e ardhshme, ku duket se i ka piketuar lojtarët që dëshiron të veshë bardhekaltër. Giroud vijon të mbetet një objetiv edhe këtë herë për Lazion, por përpos tij Tare ka edhe dy alternativa të tjera. Këtë herë drejtori sportive i klubit Italian i ka hedhur sytë nga elita e Turqisë, aty ku Muriqi dhe Ekubani i kanë tërhequr vëmendjen.

Sulmuesi dardan ka bërë një sezon të mjaft të mirë me Fenerbahçen këtë vit, duke vënë pas vetes në radhë disa ekipe të njohura. Gjithashtu edhe Ekuban i ka treguar vlerat e tij në fushën e lojës me fanellën e Trabzonsporit, megjithëse dëmtimi i pësuar nuk e ka lejuar të jepte 100%-shin e vetë. Dy ish-futbollistë të Superiores janë vënë kështu në lupën e Igli Tares. E të përfundosh aty nuk është pak, pasi ish-futbollistin vlonjat nuk e ka zgjënjyer nuhatja e tij përgjatë këtyre viteve. Të marrë lojtarë me pak shpenzime për t’i sjellë më pas në nivelet më të larta është aftësia më e madhe e Tares, për këtë arsye Muriqi me Ekuban ndoshta nuk do e mendojnë gjatë këtë mundësi, e cila mund të jetë edhe shansi i tyre i artë në karrierë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/