“Kështu Olsi Rama po shpëton veten”, 2 minutat e Çarçanit: Krijon alibi me arbitra, po kacavirret

Me një mënyrë disi më ndryshe ka nisur emisioni i njohur sportiv, “Pressing”, që transmetohet në “ABC News”. Moderatori i saj, Gerti Çarçani, ka zgjedhur të komentojë në këtë mënyrë derbin mes Tiranës dhe Partizanit. Duke folur në mënyrë direkte për Olsi Ramën, drejtorin e Partizanit, që faturën për humbjen 5-1 ndaj bardhebluve e ka kaluar direkt te arbitrat, pa u ndalur shumë te vetë skuadra.

“Do të flasim edhe për skuadra të tjera pasi kampionat nuk prodhon vetëm Tirana dhe Partizani. Natyrisht që Tirana e turpëroi Partizanin me 5 gola, e pamëshirshme. Dhe nga ana tjetër që vazhdon të kacavirret dhe krijojë alibi, kryesisht nga arkitekti i kësaj skuadre që ka humbur personalitetin, ka humbur gjithçka dhe ka harruar të fitojë. Arkitekti është Olsi Rama, drejtori i këtij Partizani që vetëm e vetëm krijon alibi që fajin e kanë arbitrat.

Natyrisht që edhe ata kanë fajet e tyre, të metat e tyre. Ky është Partizani që nuk po merr dot frymë, po kacavirret që nga eliminimi nga Besëlidhja, akoma më tej me Ballshin, e këtë herë me derbin e do të vazhdojë më tej. Është mënyra që ka zgjedhur Ols Rama për të shpëtuar veten nga gjithë historia. Është ky Partizani i këtij sezoni”, ka thënë Çarçani. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *