Superiorja dhe ndeshja me Hapoel Ber Shevën e presin përpara e për këtë arsye Laçi po punon në merkato për të pasuruar organikën. Nuabueze rezultoi një goditje e përkryer verën e shkuar, teksa u transferua nga Drita për t’u shpallur më pas edhe golashënuesi më i mirë në kampionat. Një tjetër rast i tillë synohet të përsëritet edhe këtë herë.
“Sport Korrekt” raporton se kurbinasit kanë siguruar tashmë firmën e sulmuesit të Feronikelit, Van Dave Harmon. Futbollisti nga Liberia, që sezonin e shkuar e mbylli me 7 rrjeta të tundura, duket se ka bindur klubin e Laçit t’i ofrojë një kontratë 3-vjeçare, e cila ka marrë edhe firmën e tij./Halit Delibashi-Sport Ekspres/