Kërkoi pagë sa të Messi-t, drejtori i Barcelonës i tregon derën Dembelesë: I thamë të largohet menjëherë

Ousman Dembele është kthyer në një çështje te Barcelona. Futbollisti francez ka kërkuar një pagë të majme prej klubit në mënyrë që të rinovojë kontratën. Shifra e dëshiruar prej tij shkonte më tepër se sa pagesa që merrte Leo Messi në radhët e skuadrës blaugrana.

Diçka e tillë nuk është pritur mirë nga klubi katalanas. Pas deklaratës së trajnerit Xavi, tashmë është drejtori i Barcelonës Alemany, ai i cili i tregon derën Dembelesë dhe i kërkon të largohet menjëherë në muajin janar.

“I kemi thënë atij dhe agjentit të tij të largohen menjëherë, sepse ne duam lojtarë që janë të devotshëm ndaj këtij projekti”, ka thënë Mateu Alemany./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *