Angli-Itali do të jetë finalja e Euro 2020, ku dy Kombëtaret do të kërkojnë lavdinë në stadiumin madhështor të “Wembley”-t. Anglezët e kanë fituar titullin e fundit në vitin 1966 dhe ditën e dielë do të kërkojnë të përmbushin profecinë e “It’s coming home”. Ish-trajneri i Italisë, Antonio Conte, ka zbuluar në një prononcim për shtyp dobësinë e Kombëtares angleze.
“Një nga pikat më të dobëta të Anglisë është që nuk dinë t’i bëjnë ballë presionit të kundërshtarit. Ndryshe nga Spanja, e cila është mjaft e kujdesshme në prapavijë, mbrojtësit e Anglisë i kap paniku në momentin që janë nën presion. Këtë Italia duhet ta shfrytëzojë patjetër.”- u shpeeh Antonio Conte./Sport Ekspres/