Xhakomo Vrioni është huazuar nga ekipi i Juventusi tek Tiroli në Austri, për të qenë pjesë e elitës së futbollit. Kështu sulmuesi shqiptar do të rritet edhe më tepër në “futbollin burrëror”, për të mos qenë pjesë vetëm e të rinjëve.
Krahëhapur e kanë pritur futbollistin tonë edhe në stafin drejtues të Tirol, me trajnerin Thomas Silberberger që nuk i ka kursyer fjalët e mira: “Kemi punuar për të marrë Xhakomon që nga prilli. Jam shumë i lumtur që na zgjodhi ne dhe jam po aq i bindur se do të bëhet sulmuesi më i mirë në Austri. Ne do të bëjmë shumë qejf me të”, tha Silberberger.
Nga ana tjetër edhe Vrioni la përshtypjen e parë pasi iu bashkua stërvitjes: “Jam shumë i lumtur që kam mbërritur këtu. Duhet që të njihem me shokët e skuadrës. Tani kemi nisur përgatitjet dhe të jemi gati për ndeshjen e kampionatit”, ka thënë Xhakomo. /Sport Ekspres/