“Kemi një shprehje ne”, trajneri i Hungarisë u mbyll gojën me befasinë ndaj Francës: Nëna e budallenjve është gjithmonë shtatëzanë

Trajneri italian që ka në kryesim Kombëtaren e Hungarisë, Marco Rosi, ishte jo pak karizmatik në intervistën e dhënë pas ndeshjes me Francën. E ndodhur në grupin e ferrit, Hungaria e ka lënë shenjën e saj në këtë Europian dhe do të mbahet mend për ndalesën e parë që i bëri kundërshtarëve që dukeshin të pathyeshëm.

E për t’i dhënë goditjen e fundit të gjithë kritikave në drejtimin e tij, Rosi ka hapur repertorin e trajnerëve italian që janë të veçantë edhe sa i përket marrëdhënies me mediat. “Evenimente të tilla i kam parë vetëm në televizion. Tani jam në moshën 56 vjeç dhe ndihem si një fëmijë që po argëtohet. Të mendosh që ka ende njerëz që kritikojnë zgjedhjet e mia. Kleinhesiler ishte më i miri, por unë buzëqesh sepse çdo herë që e thërras dhe e lë që të luajë, shumë njerëz më kritikojnë. Nëse do të ishim të vetëdijshëm se ku jemi dhe kush jemi, nuk do të kishte kritika të tilla. Por disa njerëz nuk e dinë këtë dhe vazhdojnë që të më shqetësojnë. Në Itali thuhet se “nëna e budallenjëve është gjithmonë shtatëzanë”, tha Marco Rossi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *