Përfaqësueses së Zvicrës i shtohet një tjetër shqiptar në organikën e saj. Kemal Ademi ka marrë ditën e gjelbër nga FIFA dhe mund të zgjedhë të luajë për helvetët. Në dispozicion të tij kanë qenë 4 mundësi, Shqipëria, Kosova, Zvicra dhe Gjermania ku edhe ka lindur. Por Ademi nuk duket të ketë pasur dyshime në lidhje me këtë çështje dhe helvetët kanë qenë preference e tij, ku vetëm leja nga FIFA ishte pengesa për të veshur fanellën e tyre.
Është vetë Federata e Futbollit të Zvicrës që konfirmon se çështja ligjore e dokumenteve ka marrë fund dhe tashmë sulmuesi shqiptar mund të luajë me ekipin e Petkoviç. Një lajm ky që vjen i hidhur për dardanët, të cilët kishin shpresa të mëdha që talenti 24-vjeçar të zgjidhte Kosovën. Megjithatë diskutimi duket i mbyllur tashmë, me Ademin që i bashkohet Xhakës e Shaqirit.
Futbollisit aktualisht është pjesë e Bazelit, me të cilët ka shkëqlyer në fushë, duke qenë titullar i padiskutueshëm dhe duke shënuar kjo pak herë për klubin e njohur zvicerian. Duke parë statistikat dhe premisat e tij për të ardhmen, Zvicra mund të buzëqeshë lirshëm, pasi ka fituar një talent të vërtetë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/