Keidi Bare duket “i mallkuar” me dëmtimet e shpeshta në Spanjë. Lëndimet e njëpasnjëshme po ndikojnë jo pak në karrierën e lojtarit të Espanjolit.
Në dhjetor ai pësoi një dëmtim në ligamentin e brendshëm pasi vendosi këmbën keq në terrenin artificial.
Tashmë Bare ka nisur që të stërvitet me grupin. Por Silvinjos nuk i lejohet buzëqeshja pasi futbollisti nuk pritet të grumbullohet për ndeshjen me Poloninë. Sipas raportimeve nga mediat spanjolle, Bare do të jetë gati për javët e fundit të kampionatit në La Liga. /Sport Ekspres/