Kategoria e Parë/ Vora shkatërron Kukësin me fitore spektakolare, Lushnja fiton kundër Pogradecit

Në ditën e sotme janë zhvilluar takime me jo pak interes në Kategorinë e Parë. Një rezultat i thellë ishte ai që arriti Vora në transfertë kundër Kukësit, duke mbyllur çdo llogari në fitoren 0-4. Aneni dhe Tabaku realizuan në pjesën e parë, ndërsa dopieta e Ruzgis në të dytën, vendosi këtë fitore të thellë që e dërgon Kukësin në zonën e ftohtë.

Nga ana tjetër Vora merr më shumë besim dhe aspekt pozitiv psikologjik për të vazhduar drejt objektivave të vendosura në nisjen e sezonit. Nga krahu tjetër, pa shumë gola është mbyllur takimi mes Pogradecit dhe Lushnjes. Por mjafton një gol i Kazem në minutën e 14, që Pogradeci të marrë tre pikë në përballjen me Lushnjen. /Sport Ekspres/