Kategoria e Parë si një film dramatik, Burreli për notën 10, Flamurtari dhe Besa e kthejnë në aromë Superiore

Kategoria e Parë ka tërhequr jo pak vëmendje në këtë sezon pasi ishin disa ekipe të cilat konkurruan në nivele më të larta dhe që i dhanë hijeshi kampionatit. Vora ishte niveli tjetër duke e mbyllur kampionatin përpara kohe, aktualisht vendi i parë dhe pasi e mori ingranazhin me pak vonesë, nuk e ndali kurrë hapin e saj.

Por gjithë drama është bërë nga Flamurtari dhe Besa e Kavajës. Në fillim Besa e nisi me fitore radhazi, ndërsa më pas la jo vendin e parë, por edhe të dytin. Flamurtari që ka bërë shumë investime në këtë sezon, sërish e ka vendosur veten në rrezik për t’u ngjitur në Superiore.

Vlonjatët kishin një diferencë të konsiderueshme nga Besa, ndërsa edhe në ato pak momente kur vlonjatët po gabonin, gabonte edhe Besa. Më pas ishte Burreli që i dha hijeshi kampionatit që përtej renditjes së vendit të 4, pasi ndali në barazim Besën, një javë më vonë ndali në barazim edhe Flamurtarin, duke luajtur drejtë dhe pa asnjë manovër, pavarësisht se vendin në Play Off e ka të siguruar.

Dhe në fund Besa e fitoi finalen e madhe me Flamurtarin duke iu afruar tani me vetëm 1 pikë vendit të dytë. Në dy ndeshjet e fundit, Flamurtari ndeshet me Erzenin në shtëpi dhe me Vorën në transfertë. Fitorja me Erzenin duket e marrë pa luajtur ende duke ditur formën e dobët të kësaj skuadre dhe vendin e fundit në renditje.

Por ndeshja e fundit do të jetë Vora-Flamurtari. Nëse Vora fiton ose merr barazim me Flamurtarin, Besa do të ishte automatikisht në Superiore dhe vlonjatët do të dështonin për të mos u ngjitur direkt në Superiore, por për të kaluar nga Play Offi. Megjithatë po të njëjtin kalendar ka thuajse edhe Besa që në fillim pret në shtëpi Vorën dhe më pas ndeshet me Valbonën në transfertë. Diferenca e vetme është fakti se Besa do ta pres në shtëpi Vorën, ndërsa Flamurtari jashtë. /Sport Ekspres/