Kategoria e Parë rinis të dielën

Pas një pushimi disi të gjatë, Kategoria e Parë bëhet gati të rinisë garën për ngjitje në Superiore apo për mbijetesë.

Sipas programit, do të luhet fundjavën e ardhshme, por ndeshjet janë spostuar të gjitha me një ditë dhe do të luhen të dielën, 28 janar, për shkak se policia e shtetit është e zënë me protestën e opozitës.

Kastrioti do të presë Tërbunin në formë dhe Egnatia Dinamon, në dy ndeshjet më interesante në grupin A.

 Ndërkaq, Tirana-Shkumbini dhe Iliria-Bylis janë ndeshjet më të rëndësishme në grupin B.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *