Katastrofë e Milanit, nga shiu në breshër!

Duhet të ishte ndeshja e kthesës, u bë ndeshja e fundosjes… Për Milanin e Montelës, situata vështirësohet edhe më shumë dhe tani është zyrtarisht krizë, pasi në dy ndeshjet e fundit në kampionat ka pësuar katër gola dhe nuk ka shënuar asnjë. Ndaj Romës, në “San Siro”, përpos lojës së mirë dhe të pëlqyeshme, kuqezinjtë e Montelës ndëshkohen në pjesën e dytë, pasi verdhekuqtë tregohen cinikë me anë të Edin Xhekos, vrastar për kuqezinjtë, por sidomos me Florencin, që mbyll diskutimin.

Kjo pasi edhe Çalhanoglu shkakton faullin e dytë për të verdhë dhe del më të kuq. Më pas, për djemtë e Di Françeskos është shëtitje dhe menaxhim, teksa tifozët nisin të largohen nga “San Siro” dhe pas Vinçenco Montelës, që sheh rivalët e zonës Champions të largohen, stoli nis të lëkundet. Dhe, hija e Karlo Ançelotit bëhet më e fortë.

Natyrisht, diçka e mirë mund të ruhet në këtë ndeshje, sidomos fillimi i pjesës së dytë, me kuqezinjtë kërkues si me Andre Silvën, ashtu edhe me Kaliniç, ndërsa edhe Bonuçi i afrohet golit, ashtu si bëri edhe Florenci. Por, është shumë pak, ende…

 

https://www.youtube.com/watch?v=D9CJ_Db9-Ko

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *