Kastrioti nuk pret janarin/ Krutanët e mbyllin vitin me ndryshime, nga trajneri i ri te largimet në skuadër

Klubi i Kastriotit nuk ka pritur më gjatë deri në muajin e janarit për të filluar merkaton. Skuadra aktualisht mban vendin e fundit në renditje dhe për të synuar mbijetesën nevojiten ndryshime në skuadër. Ndryshimi i parë ka ardhur në krye të pankinës. Krutanët kanë ndërprerë bashkëpunimin me Ramadan Ndreun, ndërsa ditën e djeshme kanë zyrtarizuar një ish-futbollist në drejtimin e ekipit. Bëhet fjalë për Emiliano Çelën, një 36-vjeçar i cili ka nisur menjëherë punën e tij si trajner.

Në planet e tij për gjysmën e dytë të sezonit duket se nuk bënte pjesë Endri Reçi, i cili është larguar sot nga skuadra. Njoftimin e bën të ditur vetë klubi i Kastriotit, që nëpërmjet faqes zyrtare në “Facebook” i uron suksese mbrojtësit në karrierën e tij.

“KS Kastrioti njofton mbylljen e bashkpunimit me mbrojtësin Endri Reçi. Klubi e falenderon për kontributin e dhënë për fanellën tonë dhe i uron suksese në karrierën e tij futbollistike“, shkruhet në njoftimin e Kastriotit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *