Pas fitores së Tiranës, që ka mbyllur matematikisht diskutimet për ngjitjen në Superiore, edhe Kastrioti ka mundurtë festojë, sepse ka mundur Besëlidhjen dhe tashmë edhe matematikisht është në Superiore. Një ecuri perfekte, një sezon madhështor për krutanët, që kanë dominuar totalisht në grupin A të Kategorisë së Parë.
Ndërkaq, sytë ishin te sfidat për mbijetesë, sepse ka ngjeshje të madhe në renditje në grupet play-out. Festë për Tërbunin, që mundi 2-1 Besën dhe ka hedhur një hap të rëndësishëm përpara në renditje, ndërsa Burreli ka marrë pikë të çmuar në Dibër ndaj Korabit. Feston edhe Iliria, që mund Shkumbinin dhe tashmë është e shpëtuar.
E shtunë, 14 prill 2018
KASTRIOTI – BESËLIDHJA 3-0
Shënues: Çutra 60′, 84′, Dumoje 65′
EGNATIA – ERZENI 3-1
Shënues: Mile 17′, 35′, Nako 37′ / Xhixhiua 82′
BYLIS – APOLONIA 1-2
Shënues: Shosha 13’ pen. / Hysenshahaj 35′, Dimo 64′
TËRBUNI – BESA 2-1
Shënues: Prendi 13’, Saliaj 49′ / Pasha 66′
ILIRIA – SHKUMBINI 2-1
Shënues: Berberi 27′ pen., Bardhi 90′ / Ramazani 90’+2
TURBINA – SHENKOLLI 3-1
Shënues: Cara 18’, Çota 35′, 73′ / Ruben Danaj 76′
KORABI – BURRELI 1-1
Shënues: Veliaj 84′ pen. / Ivani 81′