Trajneri i Apolonisë, Ndriçim Kashami, është prekur jo pak pas ndarjes me Blerim Krasniqin, sulmuesin e talentuar që pikërisht këtë sezon me Kashamin ka shpërthyer, me 11 gola në 11 ndeshje, që kanë bindur Skënderbeun ta blejë që tani. Me një postim në Facebook, trajneri kavajas është përshëndetur me sulmuesin e talentuar, të cilit i uron rrugë të mbarë, duke e konsideruar një shembull për gjithë të rinjtë që synojnë të bëjnë përpara në karrierë.
“Udhëtim të mbarë, Blerim Krasniqi, në aventurën tënde. Të falënderoj pa masë për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin njerëzor dhe profesional. Dije se nuk do të jetë i lehtë të të zëvendësoj jo vetëm si lojtar, por edhe si shok rruge sakrificash. Më prek dhe më gëzon largimi jot. Do më mungojë shumë telefonata jote e mirësjellshme “profesor jam duke ardhur, ku të dal të pres”, jam i lumtur që shpërblyem njëri-tjetrin me punën tonë dhe nderuam shtëpinë tonë të përbashkët Apolonia. Kthimi nga Fieri sot ka qenë shumë i gjatë, shumë i rëndë jo vetëm për mua, por edhe për Klajdi Broshkën, e ndjeja pikëllimin gati në përlotje dhe lumturinë e të gjithëve sot. Na ke dëmtuar me ikjen tënde, ashtu si i ke frymëzuar me ikjen tënde. Jam i sigurt që nuk do na mungojnë rezultatet pozitive, por do na mungojnë golat e ty. Dije se talentet lindin, punojnë dhe bëhen personalitete, personalitetet rriten bëhen elita, elitat bëjnë mrekullitë e bëhen legjendat, legjendat jetojnë për gjithmonë. ZOTI QOFTË ME TY.”.