Karriera e çuditshme e Rubin Hebajt, e largojnë përpara kohe nga Ukraina

Rubin Hebaj i ka dhënë fund marrëdhënies së tij me Vorskla Poltava. Klubi ukrainas po kalon një formë të dobët në kampionat dhe ka nisur që të spastrojë ekipin, duke larguar kështu futbollistin shqiptar si dhe lojtarin tjetër Kolomoets. Hebaj u bë pjesë e Vorsklas në gusht të këtij viti dhe nënshkroi një kontratë 2-vjeçare, por nuk arriti të lërë gjurmë në skuadër.

Vetëm 5 ndeshje për të në këtë sezon dhe asnjë gol i shënuar. Ukrainasit duket se nuk kanë mbetur të kënaqur me shërbimet e futbollistit shkodran, duke ndërprerë kështu kontratën e tyre me anë të një vendimi të përbashkët. Hebaj është kështu një lojtar i lirë që nga ky moment dhe në muajin e ardhshëm do të përpiqet që të gjejë një destinacion të ri./Sport Ekspres/

 

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online