“Karma”… 9 mars 2004… Në barin e gjelbër të “Teatrit të Ëndrrave” nis historia e një trajneri të panjohur në atë kohë dhe i një vrapimi që do të bëhej kult. Në “Old Trafford” luhej Mançester Junajtid-Porto. “Dragonjve” u interesonte edhe një barazim, pas fitores 2-1 në Portugali në ndeshjen e vajtjes…
Për djemtë e Aleks Fergusonit do të shënonte në pjesën e parë dhe do të shihte t’i anulohej 2-0… Shenja e fatit dhe asaj që do të vinte më pas, sepse në të ’90 ndodh mrekullia. MekKarti provon me goditje dënimi nga jashtë zone, por Hauard grushton, duke lënë topin në këmbët e Kostinjës, që e depoziton në rrjetë për 1-1 final…
Hoze Murinjo nuk përmbahet dhe zbret në fushë duke bërë një vrapim triumfatori. Një vrapim që më vonë do t’i japë titullin “Special One”. Sonte, 14 vjet më vonë, atë vrapim e bëri Vinçenco Montela,trajneri i Seviljes, duke e eliminuar Murinjon pikërisht në atë fushë dhe stadium të bekuar…