Kapiteni i Atalantës shan të gjithë italianët që thyejnë rregullat: Kurva të ndyra, çfarë dreqin mendoni?

Situata në Itali është shumë e rëndë, ndërsa ka pasur tepër viktima nga Koronavirusi dhe gjendja nuk është qetësuar ende. Ndërkohë tronditja më e madhe erdhi në mbrëmjen e djeshme, me makinat ushtarake që po mbanin shumë kufoma pasi nuk kishte me arkivolë dhe vende në varreza.

Këto fotografi ka zgjedhur të hedh kapiteni i Atalantës, për të ndërgjegjsuar dhe atë pjesë të italianëve që nuk i shpëton dot tundimin për të dalë jashtë, duke mos respektuar izolimin.

“Për të gjithë ata që dalin e vrapojnë jashtë. Çfarë dreqin doni tani të dilni, qendroni në shtëpi kurva të ndyra. E çfarë dreqin po kaloni në mendjen tuaj? Mjaft, mjaft, mjaft. Në çdo mëngjes po zgjodhemi me lajme të këqija, njerëzit vdesin, a nuk e shikoni? Të gjithë në shtëpia, asnjë jashtë”, thotë Gomez. /Sport Ekspres/