Kapiteni Agolli promovon Memollën!

Ishte në stol, kapiteni i Shqipërisë, Ansi Agolli, që sigurisht ndaj Italisë do të zbresë titullar, pasi Kristian Panuçi do t’i japë këtë satisfaksion të madh. Megjithatë, në fund të ndeshjes përballë Spanjës bën edhe një “rezyme” të asaj që ndodhi, duke e nisur pikërisht nga lënia në stol nga Panuçi: “Nuk përbën problem lënia në stol, jemi një skuadër e bashkuar, nuk diskutohet kush luan e kush jo.

Patëm përballë një rival tepër superior, që dominoi fillimisht dhe shënoi me shumë lehtësi, duke e mbyllur ndeshjen shpejt, ndaj përmirësimi ynë më pas ishte të evituar një humbje më të thellë. Kur luan me Spanjën duhet t’i marrësh parasysh të gjitha, edhe pse para ndeshjes mendon më të mirën dhe shpreson të marrë rezultat pozitiv, edhe pse rivali ishte shumë i fortë. 20-25 minutat e para ishin tepër të vështira, ndërsa më pas skuadra e mori veten dhe deri diku dhamë diçka do”.

Në fund, kanë ardhur elozhet edhe për Memollën, që i zuri vendin: “Eshtë lojtar me të ardhme të madhe, nuk gjykohet nga ndeshja e sotme, sepse kundër Spanjës çdo lojtar e ka shumë të vështirë. Duhet të vazhdojë kështu, ka një të ardhme të shkëlqyer.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *