Kaosi me tamponin e Strakoshës i hap telashe Lacios, gjobë për klubin dhe pezullim i gjatë për presidentin

Në muajin tetor një rast i çuditshëm u vërejt te Lacio. Tamponët e kryer në laboratorët e UEFA-s rezultuan pozitivë për Strakoshën, Imobilen dhe Leivan, por në testimet e kryera në laboratorin e Avelinos përgjigja ishte negative. Një kaos i vërtetë ky në atë periudhë, që më pas ndezi dyshime për mashtrim nga ana e klubit në këtë pjesë.

Gjykata Federale ka dhënë sot verdiktin e saj. Klubit bardhekaltër i hapen telashe, teksa presidenti Lotito është dënuar me një pezullim të gjatë prej 7 muajsh, ndërsa për një periudhë 1-vjeçare janë pezulluar edhe dy mjekët e skuadrës, Ivo Pulcini dhe Fabio Rodia. Gjithashtu Gjykata Federale ka akorduar edhe një gjobë prej 150 mijë eurosh, që duke ditur financat e Lacios, nuk do të jetë një problem i madh për arkat e klubit./Halit Delinashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *