Kaos i vërtetë në Kukës Arena, tifozët pushtojnë prapë fushën pas përfundimit të ndeshjes me Partizanin

Kukës Arena është tjembushur edhe në ndeshjen e dytë ndaj Partizanit. Megjithatë sjellja e tifozëve nuk ishte më e mira e mundshme në finalen e biletës së Europës, që përfundoi me shifrat 1-2 në favor të kryeqytetasve. Përveç sendeve të hedhura në fushë që sollën edhe ndërprerjen e sfidës për pak sekonda, në fundin e takimit ka pasur sërish pushtim të fushës.

Po ashtu si edhe ndaj Laçit, shumë tifozë kanë hyrë në fushën e blertë duke krijuar kaos të madh. Megjithatë vlen të theksohet se nuk pati për asnjë moment ndonjë konfrontim me lojtarët e Partizanit që teksa po festonin me tifozët e tyre, duhej të largoheshin menjëherë drejt dhomave të zhveshjes. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *