Tirana do të masë forcat ditën e nesërme me Vllazninë. Dy skuadra me traditë në futbollin shqiptar, që gjithmonë kanë ditur si të prodhojnë ndeshje të bukura dhe të argëtojnë tifozët. Bardheblutë kanë mundësinë të shkëputen në rrugën e tyre për titullin kampion.
Një fitore ndaj Vllaznisë merr dyfish vlerë për kryeqytetasit, të cilët do të thellonin hendekun me një pretendent kryesor për titullin siç janë kuqeblutë. Nisur nga rëndësia e kësaj sfide, presidenti Refik Halili ka vizituar skuadrën gjatë stërvitjes së sotme. “Oversport” raporton se Halili ka zhvilluar një takim që ka zgjatur rreth 1 orë, ku ka motivuar ekipin për një fitore ndaj Vllaznisë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/