Kamza ka nisur stërvitjen në Antalia, një risi për debutuesit, që kurrë më parë nuk kishin shkuar në Turqi për fazë përgatitore. Me skuadrën kanë udhëtuar edhe afrimet e janarit, mesfushori Hair Zeqiri, por edhe portieri Portieri Ilir Avdyli, mbrojtësi Alket Agalliu dhe mesfushori Arbër Basha, ky i fundit i kthyer nga Kosova, pas një aventure te Vllaznia e Pozheranit.
Klubi kamzali ka zyrtarizuar edhe miqësoren e parë në territor turk, sepse nesër, më datë 8 janar, do të ndeshet me Gençlerbirligin, klub nga Ankaraja, që militon në Superligën turke, një test mjaft serioz.
Më vonë janë planifikuar edhe 2-3 miqësore, por datat nuk janë zyrtarizuar ende.