Kamza në hall për mbrojtës të majtë, refuzon edhe një maqedonas

Kamza po kërkon përforcime urgjente në merkaton e janarit, sepse ka shumë probleme në mbrojtje, ku është larguar edhe Ivan Fushtar, pas Mërgim Nezirit. Duhet një qendërmbrojtës, por klubi debutues në Superiore po punon edhe për një mbrojtës të majtë. Pistat në Superiore janë të vështira, ndaj drejtuesit e Kamzës tentuan të afrojnë mbrojtësin e majtë Bllagoja Ljamçevski, njofton “infOSport.mk”. 30-vjeçari në pjesën e parë të sezonit ishte pjesë e Pelisterit, duke qenë titullar fiks, por largohet për shkak të krizës financiare.

Gjithsesi, përgjigja e mbrojtësit për Kamzën ka qenë negative: “Më kontaktuan nga klubi i Kamzës, por duke pasur parasysh se jam në bisedime e sipër me FC Shkupin, auomatikisht i refuzova. Dua të jem korrekt me drejtuesit e skuadrës nga Çairi, skuadër me të cilën besoj se shumë shpejt do të gjejmë gjuhë të përbashkët dhe se do merremi vesh për të gjitha detajet ” .

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *